Marrëveshja e detit/ Rama: Durim deri sa gjërat të shkruhen e zeza mbi të bardhë

schedule18:24 - 30 Janar, 2018

schedule 18:24 - 30 Janar, 2018

Shqetësimeve që kanë shkaktuar deklaratat e ministrit të Jashtem grek Kotzias, Edi Rama u është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!”, shkruan Rama.

Kryeministri i cilëson “të mjerë që meritojnë veç mëshirë” dhe kërkon durim deri kur të ketë një marrëveshje të firmosur.

“Kujt ndër ju që shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin”– vijon Rama.

“Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”, mbyll reagimin e tij kreu i qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!