Vllaznia nuk arriti të vazhdojë ecurinë pa humbje dhe u mund nga Kukësi me shifrat 2-4. Ndërkohë gjatë bisedës në emisionin Pressing, Sulejman Starova vuri në diskutim pjesën ku Vllaznia shënoi gol dhe nuk u tërhoq mbrapa, por vazhdoi me të njëjtin ritëm. Në lidhje me këtë çështje Marku u shpreh:
“E nisëm ndeshjen me gol të pësuar dhe ishte e vështirë të ndryshonim skemën. Ishte minuta e katërt apo e pestë që shënuam dhe s’kishim pse ndryshonim planin. Kur pësuam golat nuk kishte vlerë të ndryshonim skemat dhe vazhduam të luanim.
Pësuam gola të shpejtë dhe nuk e prisnim. Nuk ka lidhje skema, duhet të mbrojë e gjithë skuadra. Kishim krijuar një stabilitet me një grup të formuar dhe ndiheshin mjaft mungesat, Arditi (Hoxhaj) ishte shumë mirë dhe shënoi edhe gol. Vllaznia ka grup të plotë dhe ata që u futën në pjesën e dytë bënë shumë mirë”, u shpreh Marku. /abcneës.al