Mark Marku i ftuar në “Provokacija” ka folur për protestën kundër tarifës së qarkullimit në rrugën e kombit. Sipas tij kjo protestë është shpresëdhënëse, pasi rritja e taksave është e vazhdueshme dhe nuk dihet ku shkojnë paratë e qytetarëve.
“E shikoj shpresëdhënëse këtë protestë, pasi rritja e taksave është e vazhdueshme , tërheqja e parave nga qytetari për të shkuar në arkën publike. Nga ana tjetër kemi prirje të qeverisë mbledhje e parave publike dhe prirje e qeverisë që shërbimet publike t’ua shesë në mënyrë private qytetarëve. Kjo është e pashpjegueshme. Është e kundërta nga vendet anglosaksone, sepse ato ulin taksa, kurse këtu i rritin. Ne duhet t’i kërkojmë qeverisë ku i çon paratë tona”.
Sa i përket dhunës Marku thotë se ajo dhumë është simbolike dhe fakti që ka reagime të tilla tregon se Qeveria po shtrin kontrollin e vet kudo paralelisht dhe arrogancën.
“Ajo dhunë është simbolike, jam kundër dhunës e përmbysjes me dhunë, por problemi është që dhuna e kësaj natyre shikohet kudo rëndom Greqi, Itali.
Fakti që ka reagime të kësaj natyre, është edhe fakti që opozita reagon dobët. Qeveria po shtrin kontrollin e vet kudo paralelisht dhe arrogancën”.
Marku thotë se është Rama që po krijon probleme dhe jo opozita dhe kostoja paguhet te kutia e votimit.
“Ai është i paaftë të qeverisë dhe e shtyn qeverisjen duke sjellë problem pas problemi, që të harrohet problemi parardhës.”
Protesta pati efekt pasi nuk ishte politike, thotë Marku, por ajo që sheh me shqetësim është fakti që opozita nuk po shfaq alternativë për pushtet.
“Opozita duhej të reagonte, shoh me shqetësim te opozita se nuk po shfaqet si alternative për pushtetin e ardhshëm. Opozita duhet të krijojë profilin e vet, që ne ta dimë si doje të jetë kur të vijë në pushtet, por këtë nuk e kemi akoma”.
Ndërsa sa i takon kryeministrit, Marku sugjeron se në këtë gjendje që ndodhet Shqipëria, ai ose duhet të tejkalojë këtë situatë, ose të bëjë zgjedhje dhe t’i humbasë ato.
“Pushtetet përmbysen aty ku u duket vetja më e fortë, por në gjendjen që është Shqipëria tani, unë po të isha kryeministër duhet të bëja diçka të tejkaloja gjendjen ose të bëja zgjedhje dhe t’i humbisja ato. Nuk është luks të qeverisësh në një vend që ka probleme të kësja natyre. Problemet janë aq të mëdha sa mund të shpërtheje se shoqëria shqiptare është si një trup që nuk ka bërë asnjë check up, dhe sëmundja shpërthen menjëherë. Tensioni u krijua menjëherë, sepse ka akumulim, janë njerëzit e frustuar situata ekonomike, po falimentojnë bizneset. Kjo nuk është situatë komode”.
Marku ngriti akuza dhe për Prokurorinë se po përdoret politikisht duke diskredituar edhe vetingun.
“Prokuroria po përdoret politikisht duke diskredituar edhe vetingun të vetmen gjë të mirë të realizuar në këto 20 vjet në Shqipëri, në momentin që Ministri i Brendshëm thërret prokurorin. Në vendet demokratike Prokuroria është institucion i pacënueshëm, prokuria nuk është e blerë, por në shërbim politik”./abcnews.al