Marku në Elbasan: Pikë e nxehtë e grupeve kriminale

schedule13:31 - 7 Shkurt, 2018

schedule 13:31 - 7 Shkurt, 2018

Kryeprokurorja Arta Marku e cila ishte në Elbasan për analizën vjetore të Prokurorise  tha se “duhet të hetohen në mënyrë efikase, e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminalë dhe me pasuri të dukshme ardhur në mënyrë të paligjshme”.

Në takim nuk u lanë gazetarët dhe as vetë Marku nuk u deklarua për ta jashtë analizës, por sipas pjesmarrësve thuhet se ajo ka theksuar që “Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezentë në jetën publike të qytetit, duke investuar në tregun privat dhe punët publike”.   Pavarësia e Prokurorëve në rrethe nuk do të thotë pavarësi nga ligji, u shpreh  Marku. Para Elbasanit, për analizë vjetore Kryeprokurorja Marku ka qenë edhe  në Shkodër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!