Margariti premton rregullimin e rrjetit elektrik në Bibliotekën Kombëtare në ditën e themelimit

schedule18:13 - 10 Korrik, 2020

schedule 18:13 - 10 Korrik, 2020

Kremtimet e 100 vjetorit Biblioteka Kombëtare i nisi me një ekspozitë modeste në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Në këtë jubile vjen edhe një premtim, nga Ministrja e Kulturës për të paralajmëruar rënien e zjarrit sërish.

“Këto ditë kemi marrë masa që problemin që kemi me impiantin elektrik në Bibliotekë. Mendojmë ta zgjidhim dhe brenda verës të fillojmë punimet e shumëpritura. Nuk do të jetë ajo zgjidhja definitive e vështirësive që ka ajo  hapësirë. Kjo është një hap i mirë për t’i krijuar një tjetër ndihmë bibliotekës. Një tjetër hap i mirë për t’i krijuar një tjetër ndihme është restaurimi i disa sallave me fondin e vjetër të Bibliotekës”, tregon ajo.

Drejtori Pirro Misha 10 korrikun e shënon si ditën e rëndësishme të themelimit të një prej institucioneve më të rëndësishme të kombit.

“Është dita kur u hodhën themelet e Bibliotekës Shqiptare, nuk është mirëfilli krijimi i Bibliotekës Kombëtare. Është me rëndësi të kujtojmë që është institucioni i parë qendror kulturor i shtetit të ri shqiptar”, shprehet ai.

Simbolikisht jehona e hapjes së Bibliotekës Kombëtare pasqyrohet në ekspozitën retrospektivë nga shtypi i kohës.

Prezantimi faqeve të para të revistave e gazetave të rëndësishme prezantohen në Muzeun Historik Kombëtar, institucion i cili në fillesa ka qenë së bashku me Bibliotekën Kombëtare./abcnews.al