“Maradona na urrente me shpirt”, tifozët e River Plate acarohen me klubin

schedule16:37 - 26 Nëntor, 2020

schedule 16:37 - 26 Nëntor, 2020

Boca Juniors-River Plate është një nga derbet më të zjarrta dhe spektakolare në botë, për shumëkënd beteja më e fortë në një sfidë futbolli. Rivaliteti dhe urrejtja mes dy skuadrave të Buenos Aires, njëkohësisht edhe tifozerive respektive, është e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

Vdekja e Diego Armando Maradonës i ka trishtuar të gjithë dhe mesazhet e ngushëllimit për largimin e parakohshëm të “El Diez” nuk kanë fund. Ish-ylli i futbollit botëror njihej si një tifoz i thekur i Boca Juniors, fanellën e të cilëve e veshi dy herë: në sezonin 1981-1982 dhe dy herë të tjera në vitet 1995-1997.

Rivalët e River kanë postuar një mesazh ngushëllimi për të në Twitter. “Lamtumirë, Diego“, lexohet në postim, aty ku shfaqet Maradona me fanellën e Argjentinës. Në foto vetëm viti i lindjes, duke nënkuptuar se ish-futbollisti magjik mbetet i pavdekshëm.

Koment që ka acaruar një pjesë të madhe të tifozëve të Riverit. Urrejtja e tyre ndaj “armiqve” të Bocas nuk merr fund as në një moment të tillë plot dhimbje për gjithë botën e futbollit. “Ky djalë na urrente me gjithë shpirt“, shkruan njëri prej tyre.

Një tjetër e tepron edhe më shumë: “Një mostër më pak, amen“. Mesazhet e tifozëve të River Plate kundër postimit të klubit të tyre nuk mungojnë, ashtu si edhe ofendimet për Maradonën. /abcnews.al