Manikyri që Jennifer Lopez zgjodhi në dasmën e saj është sugjerimi më i fundit për vajzat

schedule14:57 - 21 Korrik, 2022

schedule 14:57 - 21 Korrik, 2022

Jennifer Lopez u martua me të dashurin e saj Ben Affelck 6 muaj pas fejesës së tyre dhe 20 vite pas lidhjes së tyre të pare, edhe siç pritej nuk na zhgënjeu me pamjen elegante të bukurisë që zgjodhi. Në këtë ditë nuk mund të mungonin ekspertët e saj të bukurisë dhe mikeshat e mira për të krijuar pamjen më të bukur për të.

Kështu që Jennifer Lopez do t’ju japë informacionin që ju nevojitet nëse jeni duke u martuar. Ajo vetë, me ndihmën e artistit të saj të preferuar të thonjve, Tom Bachik, jep idenë perfekte për manikyrin e nusërisë duke zgjedhur një nuancë alternative që bënte diferencën. Ajo zgjodhi një ngjyrë gri e cila binte në kontrast me fustanin e bardhë të nusërisë dhe përputhej në mënyrë perfekte me ngjyrën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝙏𝙤𝙢 𝘽𝙖𝙘𝙝𝙞𝙠 Nails (@tombachik)

Parukierja Chris Appleton ka tërhequr flokët e saj në një gjysmë bisht me kaçurrela të cilat i ka kombinuar me vellon romantike që ka vendosur më pas. Grimi i saj ishte nude dhe kishte bronzin karakteristik intensiv që i nxirrte në pah tiparet e saj të bukura. Anonte në tonet e saj të preferuara prej dheu dhe ishte pikërisht ajo që ne kemi pritur nga JLo jonë e dashur!/abcnews.al