Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas manifestimit të presidentit Ilir Meta në sheshin “Dëshmorët e Kombit”.
Me anë të një statusi në profilin e saj personal në Twitter, Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan.
“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sonte. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin”, shkruan Kim. /abcnews.al
I was surprised to see the US flag at tonight’s “manifestation.” To avoid any confusion, we wish to clarify that while the US supports the right of peaceful protest, we have nothing to do with tonight’s “manifestation.”
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 2, 2020