Mandzukic i larguar, Juventusi “piketon” një talent holandez

schedule12:48 - 17 Nëntor, 2019

schedule 12:48 - 17 Nëntor, 2019

Juventusi do të bëjë lëvizje në merkato dhe nga bardhezinjtë pritet që në janar të largohet sulmuesi Mario Mandzukic. Kroati nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat dhe po stërvitet për të qenë gati për aventurën e re.

Durimi i ka përfunduar dhe zgjidhja e vetme për të pritet të vijë nga merkato. Sulmuesi kërkon të transferohet te Manchester United, që e tentoi edhe në verë. Gjithsesi në fund Mandzukic mbeti pjesë e bardhezinjve.

Ndërkohë Tuttosport raporton se së fundmi bardhezinjtë po provojnë t’i marrin një prej lojtarëve të rinj “Djajve të kuq”. Sulmuesi 19-vjeçar, Tahith Chong, nuk ka pranuar të rinovojë me United dhe në verë largohet si lojtar i lirë.

Holandezi po kërkohet nga disa klube, me Juventusin që mendohet se ka përparësi për ta marrë atë me parametro zero, me shpresën që do të përsëritet rasti i Paul Pogba, i cili la United për torinezët dhe shpërtheu në Serie A. /abcnews.al