Milani zyrtarizoi sot Mario Mandzukic si sulmuesin më të ri të ekipit. Kroati vjen me parametra zero dhe ka firmosur deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit edhe një tjetër vit.
I am thankful to the @acmilan leadership for the opportunity to join this great club – it will be a real honor to wear this iconic jersey and fight for the #rossoneri 🔴⚫ I can only promise to give my best effort in every game and try to help the team in any way that I can 💪🏼 pic.twitter.com/JSp8yXp2ds
— Mario Mandžukić MM17 (@MarioMandzukic9) January 19, 2021
Pas zyrtarizimit, 34-vjeçari ka folur për herë të parë si milanist, teksa ka zgjedhur të shkruajë në Twitter. Kroati shprehet se është krenar që arriti të bashkohet me Milanin dhe premton se do bëjë më të mirën.
“U jam mirënjohës drejtuesve të Milanit për mundësinë që më dhanë të bashkohem me këtë klub të madh. Do të jetë nder i madh të vesh këtë fanellë ikonike dhe të luftoj për kuqezinjtë.
Mund të premtoj vetëm se do të bëj përpjekje të madhe në çdo ndeshje dhe do përpiqem të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë që mundem”, shkruan ish-juventini. /abcnews.al