Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Manchester City “pirat” talentesh, në gjurmët e shënjestrës së Milanit

schedule17:20 - 26 Prill, 2021

schedule 17:20 - 26 Prill, 2021

Manchester City nuk ndalet. Disa ditë pasi zyrtarizoi blerjen e Kayky, një nga premtimet më të mëdha në futbollin brazilian, klubi anglez duket i gatshëm të bëhet serioz për të bllokuar një tjetër talent, këtë herë në Ballkan.

Ai është Andrija Radulovic, anësor i majtë i Crvena Zvezdas, i cili në të shkuarën është ndjekur edhe nga Milani. 18-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe u reklamua në arenën e madhe një vit më parë kur ai bëri një ndeshje perfekte ndaj Tottenham në Youth League.

 



Pas asaj sfide shumë klube u vunë pas tij, por City dëshiron t’i parakalojë të gjithë, duke ngritur një operacion të ngjashëm me atë që tashmë ka bërë të mundur transferimin e një tjetër talenti serb, Filip Stevanoviç, të Partizanit të Beogradit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!