Manastirliu: Nisim investimet madhore në spitalet rajonale

schedule20:38 - 13 Prill, 2018

schedule 20:38 - 13 Prill, 2018

Këtë vit, spitalet rajonale do të pajisen me aparatuara të reja. Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar për investime një fond prej 4.5 milionë eurosh.

780 mijë euro janë investuar për të pajisur spitalin e Durrësit me aparatura të reja. Investime të tilla, sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të shtrihen në të gjitha spitalet rajonale.

“Nisim nga Durrësi investimet madhore për fuqizimin e spitaleve rajonale në infrastrukurë dhe pajisje biomjekësore, duke garantuar më shumë cilësi shërbimi afër vendbanimit të qytetarëve. Shembullin e QSUT do ta replikojmë në të gjithë spitalet e vendit. 4.5 milionë euro janë investimet në aparatura në spitalet rajonale për këtë vit, për të garantuar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve”.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe tek centrali i ri i sterilizimit, një investim 1.2 milionë euro për të cilin tha se ka reduktuar infeksionet e marra në spitale.

Ndërkohë njoftoi se në këtë spital shumë shpejt do të nisë edhe rikonstruksioni i shërbimit të Pediatrisë.

“Investimet në spitalin Rajonal Durrës këtë vit zgjerohen edhe me ndërhyrjen në infrastrukturë. Pas shumë vitesh, Pediatria e Spitalit të Durrësit do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë”.

Për spitalin e fëmijëve është parashikuar një investim prej 262 milionë lekësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!