Manastirliu në Korçë: 150 mijë të moshuar kanë marrë doza të vaksinës anti-Covid

schedule09:57 - 6 Prill, 2021

schedule 09:57 - 6 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Korçë.

Manastirliu theksoi se që nga fillimi i procesit të vaksinimit masiv, 150 mijë të moshuar kanë marrë doza të vaksinës anti-Covid.

“Kemi vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë dhe pjesa më e madhe janë të moshuar. Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë gjithsej janë mbi 260 mijë vaksinime. Sot kemi planifikuar të vaksinojnë mbi 300 të moshuar. Dje kanë mbërritur doza të Pfizer, ndërsa përgjatë fundit të prillit dhe majit vijon kontrata me Pfizer për dozat e shpërndara”, tha Manastirliu.

Sakaq që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 206.708 doza të vaksinës ndaj COVID19. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara, në qendra të përqendruara dhe në qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

/abcnews.al/