Minisrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen online të Komitetit të Ekspertëve dhe të Kryeministrit Edi Rama tha se strategjia e ndjekur deri tani për epideminë ka dhënë rezultate pozitive dhe ka treguar për një menaxhim të mirë të situatës.
Manastirliu tha se ka filluar testimi aerologjik fillimisht për grupet e riskut, siç janë mjekët dhe infermierët dhe do të vazhdoj më tej edhe në popullatë.
“Dua që ta përmbyll ndoshta më përpara dua të them se kemi rezultatet para të testimeve aerologjik. Dua të theksoj se është një testim për një kampion të parë, për grupet e riskut. Ajo çfarë kemi duke bërë në raport me hapjen, është provuar se strategjia e ekspertëve funksionoi dhe tregoi se ka një organizim perfekt. Rezultatet e deritanishme treguan per një menaxhim të gjithë sistemit shëndetësor. Kemi hyrë në ditën e 9-të nuk kemi asnjë humbje jete, kjo është një gjë që na gëzon shpresojmë të vijojmë me këta tregues. Ka rëndësi ndërgjegjësimi i popullatës kujdesi dhe sjellja persona sipas këshillimeve të ekspertëve. Testimi i serologjisë është indikator shumë i mirë që do na japë për situatën një panoramë të qartë. Ky testim po realizohet në grupet e riskut dhe në vijim do të vazhdojë edhe në popullatë”, tha Manastirliu./abcnews.al