Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Manastirliu: Brenda shtatorit në spitalin e Sarandës përfundon Pediatria dhe laboratori i ri

schedule10:22 - 5 Gusht, 2021

schedule 10:22 - 5 Gusht, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar këtë të enjte Spitalin e Sarandës duke ndjekur nga afër investimet e kryera në këtë spital.

Manastriliu bën me dije se brenda shtatorit do të përfundojë Pediatria dhe laboratori i ri.

“Brenda shtatorit përfundon pediatria dhe laboratori i ri. Do të fuqizojmë spitalet gjatë vijës bregdetare me investime në infrastrukturë, pajisje mjekësore moderne dhe mjekë të rinj specialistë, për të garantuar shërbim me standarde për qytetarët dhe turistët”, tha Manastirliu.



Po ashtu theksoi se spitalet gjatë vijës bregdetare do të plotësohet me pajisje mjekësore moderne po ashtu do të ketë edhe mjetë të rinj specializantë për një shërbim më të mirë për qytetarët dhe turistët.

“Spitalit të Sarandës do të vijojnë t’i shtohen shërbime të reja, ashtu sikurse në spitalet universitare dhe rajonale janë vendosur në funksion laboratorë të cilët tashmë ofrojnë një gamë shërbimesh shumë të gjerë, rreth 164 analiza ofrohen në këto spitale. Edhe spitali i Sarandës është pjesë e rrjetit të laboratorëve që përfshihen në këtë investim. Një nga pikat e tjera është edhe forcimi i spitaleve tona me potencialet njerëzore dhe jam e kënaqur që mjekë të rinj i janë bashkuar spitaleve tona.

Në spitalin e Sarandës ne kemi mjekë të rinj, mjek pediatër, mjek kirurg, mjek gjinekolog-obstetër që i janë bashkuar ekipit fantastik të mjekëve të spitalit të Sarandës”, tha Manastirliu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!