Manaj: Një nga ditët më të bukura të jetës/ Sulmuesi: Shqipëria dhe Kosova janë krenarë për ne

schedule23:53 - 11 Tetor, 2025

schedule 23:53 - 11 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi ndaj Serbisë me rezultatin 0-1. Goli i Manajt në minutën e 46-të, të pjesës së parë, i dhuroi kuqezinjve fitoren në Leskovac.

Në pjesën e dytë, Shqipëria u tregua e kujdesshme dhe menaxhoi rezultatin, teksa serbët nuk arritën të barazonin.

Kjo fitore e konsolidon Shqipërinë në vendin e dytë me 11 pikë, në grupin K.

Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera në dhomën e zhveshjes ka qenë shpërthyese, teksa nuk kanë munguar këngët patriotike. Manaj, i cili ka ndarë një video të shkurtër nga atmosfera në dhomat e zhveshjes, ku shihen lojtarët duke kënduar edhe duke festuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!