Mallakastër, kapet i dënuari për tentativë vrasje në Greqi

schedule10:05 - 9 Gusht, 2018

schedule 10:05 - 9 Gusht, 2018

Një 36 vjeçar i kërkuar për vrasje është kapur nga efektivët e Komisariatit të Policisë në Mallakastër. Ai është Florent Kodhelaj, banues në Fier, i cili është dënuar dënuar me 13 vjet burg për tentativë  vrasje nga një gjykatë në Greqi. Sipas Policisë Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Kapet i kërkuari për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” i dënuar me 13 vite burgim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra  në rrugë operative dhe punës të mirëorganizuar të efektivëve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

  • Florent Kodhelaj, 36 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Kyparisssis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76,22 i Kodit Penal.

Shtetasi Florent Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta. /abcnews.al