Një person rrëzohet nga një shkëmb në Malin e Gopeshit dhe ka marrë dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, teksa zona është pjesë e Bashkisë Maliq, në Njësinë Administrative Moglicë.
Sipas të dhënave paraprake, një banor i Gramshit kishte shkuar në këtë mal për të mbledhur çaj mali, por është rrëzuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se ka qenë një banor tjetër ai që ka njoftuar Policinë.
Grupi hetimor, së bashku me forcat zjarrfikëse, janë nisur drejt vendngjarjes për të lokalizuar dhe ndihmuar banorin e rrëzuar./abcnews.al



