Malajzia heq vizat për Kosovën/ Qëndrime jo më të gjata se 30 ditë

schedule17:26 - 25 Prill, 2025

schedule 17:26 - 25 Prill, 2025

Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra. Njoftimi është dhënë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të premte.

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Malajzi pa viza për qëndrime jo më të gjata se 30 ditë, theksoi Osmani, duke njoftuar gjithashtu se do ta vizitojë vendin e Azisë juglindore javën e ardhshme.

Ajo e cilësoi këtë si hap të rëndësishëm dhe zbuloi se Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Kuala Lumpur gjatë vizitës së saj.

Malajzia ishte në mesin e vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës kur Prishtina e shpalli atë në vitin 2008.

Deri tani, Malajzia ka qenë në mesin e 38 vendeve të botës ku kosovarët detyrohen të pajisen me vizë pasi të kenë mbërritur në vendin e vizitës.

Tani, Malajzia bëhet vendi i 53-të ku kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm pa regjim vizash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!