Makina përplas për vdekje 28-vjeçarin në Prrenjas

schedule20:01 - 10 Korrik, 2020

schedule 20:01 - 10 Korrik, 2020

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Prrenjas.

Një 28-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë pranë një shkolle në këtë qytet.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka përplasur një kalimtar.

28-vjeçari që po kalonte është përplasur dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Policisë: 

Prrënjas/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al