Makina përplas këmbësorin, humb jetën 71 vjeçari në Tiranë

schedule16:48 - 31 Korrik, 2020

schedule 16:48 - 31 Korrik, 2020

Një 71 vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të premte në Tiranë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Institut Bujqësor ku mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i plotë:

Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al