VIDEO/ Gruaja po kalonte rrugën, si ndodhi aksidenti tek “Liqeni” në Tiranë

schedule09:54 - 19 Nëntor, 2019

schedule 09:54 - 19 Nëntor, 2019

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë.

Gazetari Andi Qosja bën të ditur për abcnews.al  se një automjet ka përplasur një këmbësore 72-vjeçere me inicialet B.Ç, e cila ishte duke duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën duke i dale parta makinës.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën por në gjendje të rënduar, ndërsa drejtuesi është shoqëruar në polici deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i autobusit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al