Makina përplas efektivin e policisë në Elbasan, shkoi në vendngjarje për një tjetër aksident

schedule20:09 - 27 Shtator, 2022

schedule 20:09 - 27 Shtator, 2022

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, mbrëmjen e sotme. Mësohet se një automjet ka përplasur një efektiv policie.

Bëhet me dije se policia shkoi në vendngjarje pasi ishte njoftuar për një aksident. Në momentin që efektivët zbresin nga automjeti i policisë për të parë mjetin e aksidentuar, një makinë tjetër merr para njërin prej tyre, Ferdinand Bahja, 53 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në tunelin panoramik të autostradës Elbasan-Tiranë. Polici është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës dhe raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesen automjetit, S. V., 51 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

/abcnews.al