Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme. Një automjet që drejtohej nga një 19-vjeçar në aksin Shijak-Durrës, ka aksidentuar një këmbësor të moshës 50-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Policia njofton se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 19-vjeçari është shoqëruar në rajonin e policisë.
“Me datë 21.10.2021,rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në aksin Tapizë-Thumanë, një 28-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



