Një aksident i rëndë ndodhi në orët e vona të së dielës në rrugën Shkodër – Koplik. Një makinë ka marrë para çiftin e këmbësorëve, të cilët ishin duke ecur në anë të rrugës në drejtim të shtëpisë së tyre në fshatin Shtoj. Burri Besnik Beci, 53 vjeç, ka vdekur në vend.
Kurse gruaja Alketa Beci, 44 vjeçe, është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjekët thanë se jeta e saj është në rrezik. Nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, por makina është larguar nga vendi ku bëri aksidentin. Pak më larg, policia ka konstatuar një tjetër aksident, por pa pasoja.
Pas verifikimeve rezultoi se ishte makina tip Benz që kishte marrë para çiftin e bashkëshortëve dhe ishte në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, por është përplasur me murin e një shtëpi. Policia arrestoi drejtuesin Gjon Tonin 49 vjeç.
abcnews.al

