Makina me drogë del nga rruga, humb jetën drejtuesi në Mirditë

schedule12:37 - 15 Nëntor, 2018

schedule 12:37 - 15 Nëntor, 2018

Një 34-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi poshtë një urë në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar-Kaluer në Mirditë. Për pasojë ka gjetur vdekjen Tonin Ndreca. Aksidenti ndodhi në orët e vona të natës së kaluar në një terren malor. Në makinën tip Benz sipas policisë po udhëtonte vetëm viktima.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet është gjetur edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al