Makina i vrau babain në Tiranë, vajza do të dijë fjalët e fundit: Dua të gjej infemierin që ishte aty

schedule13:50 - 7 Korrik, 2020

schedule 13:50 - 7 Korrik, 2020

Një aksident i rëndë ndodhi një javë më parë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku një automjet përplasi për vdjekje një të moshuar.

Ky i fundit nuk ia doli dot mbanë, edhe pse ndihma e parë iu dha nga qytetarët, që ndodheshin në vendngjarje në ato momente dhe më pas nga bluzat e bardha.

Vajza e viktimës, shtetasja me iniciale ‘M.Sh’ ka kontaktuar me redaksinë e Abcnews.al dhe ka bërë thirrje për ndihmë.

E tronditur nga vdekja e të atit, ajo deklaron se disa dëshmitarë e kanë njoftuar se në vendngjarje kishte rastisur  edhe një infermierë, i cili e kishte ndihmuar të moshuarin.

E bija kërkon ta gjejë infermierin, pasi dëshiron të dijë fjalët e fundit të të atit. Ajo thekson se nuk do që ky moment t’i mbesë peng për gjithë jetën.

“Unë jam vajza e këmbësorit që u aksidentua, humbi jetën. Disa dëshmitarë na thanë që ishte një djalë infermier nga spitali “Hygeia”,  që kishte rastisur në vendgjarje dhe e ndihmoi shumë. Më ndihmoni ta gjejë. Dua të di më shumë në qoftë se i ka thënë ndonjë fjalë se më ka ngelur peng’, shprehet vajza.

Nëse dikush ka informacion, është i lutur të kontaktojë me redaksinë e abcnews.al për t’i lehtësuar dhimbjen një familjeje!  /abcnews.al

Foto nga vendngjarja: