Makina e policisë përplaset me shtyllën në Tiranë

schedule09:47 - 24 Tetor, 2021

schedule 09:47 - 24 Tetor, 2021

Një makinë policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Maternitetit të ri në Tiranë.

Shpejtësia dhe lagështira në rrugë duken se kanë qenë shkaqet që makina e policisë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë.

Aksidenti ka qenë pa pasoja të rënda. Efektivët që ndodheshin brenda makinës nuk janë lënduar./ Abcnews.al