Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina del nga rruga tek Uji i Ftohtë në Vlorë, 18-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

schedule19:37 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 19:37 - 17 Dhjetor, 2020

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në brendësi të tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Një automjet me drejtues A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.12.2020, rreth orës 19:15, në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë  ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!