Udhëtonte me djalin, gruaja bën copë “Audi-n” luksoz: Të dy shpëtojnë për mrekulli

schedule14:29 - 22 Nëntor, 2019

schedule 14:29 - 22 Nëntor, 2019

Një aksident ka ndoodhur mesditën e sotme në Lushnje.

Abcnews.al mëson se një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në aksin rrugor rrethrrotullimi i Çermës-Lushnjë.

Makina drejtohej nga një femër, ndërsa në mjet kishte dhe djalin e saj. Sakaq, mjeti ka dalë nga rruga pranë fshatit Zhame ku më pas është përplasur me mbikalimin metalik.

Siç shihet nga pamjet, nga përplasje makina është batuar, por fatmirësisht të dy personat, nënë e bir, nuk kanë pësuar lëndime./abcnews.al