Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina del nga rruga në Levan‐Tepelenë, dy të plagosur

schedule08:37 - 17 Gusht, 2020

schedule 08:37 - 17 Gusht, 2020

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në aksin rrugor Levan ‐ Tepelenë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se një automjet ka dalë nga rruga, midis dy fshatrave Frakull ‐ Kafaraj.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasoje e këtij aksidenti janë plagosur dy persona që ndodheshin në makinë.  Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.



Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë errësira në aksione rrugës si dhe shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën dhe procedurat përkatëse për zbardhjen e  plotë të aksidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!