Makina del nga rruga dhe përplaset me murin e një ndërtese në Elbasan

schedule08:56 - 9 Korrik, 2020

schedule 08:56 - 9 Korrik, 2020

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgji. Abcnews.al mëson se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. /abcnews.al