Makina bie në humnerë, humb jetën shoferi në Fier

schedule17:30 - 17 Qershor, 2021

schedule 17:30 - 17 Qershor, 2021

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Fier. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë në aksin Fier-Cakran. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Viktima është identifikuar si Gëzim Aliaj, 56 vjeç, banues në Fier, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.

g.v/abcnews.al