Lideri i opozitës në Venezuelë Huan Guaido, i cili ndodhet ende në Kolumbi, paralajmëroi Maduron se nëse do të arrestohej, atëherë reagimi nga njerëzit por dhe nga komuniteti ndërkombëtar do të ishte i paprecedentë.
“Nëse do të guxojnë të më burgosin, do të ketë një reagim të paprecedentë, si nga njerëzit ashtu dhe nga komuniteti ndërkombëtar”. Është kjo deklarata e bërë për një television kolumbian nga ana e liderit të opozitës venezueliane Huan Guaido. Ai u pyet nëse ekzistonte mudnësia për arrestimin e tij kur të kthehej në në Venezuelë nga Kolumbia. Guaido konfirmoi se do të kthehej në Karakas këtë javë.
Më tej ai shtoi se një i burgosur nui i shërben askujt, por as një president në ekzil. Guaido tha se detyrra e tij ishte të qëndronte në atdhe pavarësisht rreziqeve. Një muaj më parë ai u vetëshpall president i Venezuelës. Guaidò falenderoi dhe kreun e Shtëpisë së Bardhë Tramp për mbështetjen e tij për rikthimin e demokracisë në vend. Me anë të nëj mesazhi në Tuiter lideri i opozitës në Venezuelë tha se po vijonte bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtare për presionin e domosdoshëm për clirimin e vendit.
Uashingtoni nga ana e tij do të vendosë sanksione të reja ndaj Karakas në ditët në vijim për të shtuar presionin ndaj qeverisë nsë Maduros.
Ndërkohë shtetet e bashkuara të amerikës bëjnë të ditur se do i kërkojnë këshilli ttë sigurisë së OKB-së që të votojë këtë javë një rezolutë në mënyrë që ndihmat huumanitare të hyjnë në Venezuelë.
Vendet europiane anëtare të këshillit të sigurisë së OKB-së: Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Belgjika dhe Polonia kanë kërkuar sërish organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë për të zgjidhur krizën në vend./abcnews.al