Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

schedule07:51 - 8 Tetor, 2026

schedule 07:51 - 8 Tetor, 2026

Ish-presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, mund të përballen me akuza të reja në SHBA për torturimin e shtetasve amerikanë në burgjet e Venezuelës.

Sipas CNN, prokurorët në Nju Jork pritet t’i nxjerrin akuzat këtë të enjte. Hetimi përfshin më shumë se 12 amerikanë të burgosur gjatë qeverisjes së Maduros.

Disa prej të liruarve kanë denoncuar goditje elektrike, kërcënime, izolim dhe keqtrajtime. Edhe OKB-ja ka dokumentuar praktika torturash në burgjet venezueliane.



Maduro dhe Flores u kapën gjatë një operacioni amerikan në janar. Ata mbahen në Nju Jork dhe janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave ekzistuese për narkoterrorizëm. Ndërkohë, mbrojtja e Flores do të kërkojë arrest shtëpie, ndërsa avokati i Maduros kundërshton ligjshmërinë e arrestimit. Akuzat e reja ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!