Lyon vendos për trajnerin e ardhshëm, stolin e francezëve e merr në “dorë” ish-kampioni i Botës

schedule16:16 - 14 Shtator, 2023

schedule 16:16 - 14 Shtator, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, francezët e Lyon do të shkarkojnë nga posti i trajnerit, “legjendën” e mbrojtjes së “gjelave”, Laurent Blanc, teksa nën drejtimin e këtij të fundit, “gjigandët” e Ligue 1 kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 pikë, në 4 përballjet e para të këtij sezoni.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, bordi i Lyon tashmë ka gjetur dhe pasardhësin e Blanc në pankinë dhe pritet të jetë kampioni i Botës me Italinë, në vitin 2006, Fabio Grosso, teksa raportohet se me këtë të fundit mungon vetëm hedhja e firmës në kontratë.

Ish-anësori i mbrojtjes, tashmë 45-vjeçar vjen nga një eksperiencë fantastike me skuadrën e Frosinone në Itali, teksa arriti t’i shpallte këta të fundit kampion të Serie B, sezonin e shkuar, duke i ringjitur në elitën italiane dhe tanimë pritet që nga e hëna e ardhshme e në vazhdim, Grosso të marrë drejtimin e francezëve të Lyon. /i.m /abcnews.al