Lumturia bardhezi zgjat pak, De Ligt gati për t’u larguar nga Juventusi

schedule20:32 - 8 Prill, 2020

schedule 20:32 - 8 Prill, 2020

Barcelona, PSG dhe Juventusi garuan fort verën e kaluar për shërbimet e Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez zgjodhi skuadrën italiane në fund, operacion që u mbyll për shifrën e 85 milion eurove. Impakti i 20-vjeçarit me futbollin italian nuk ka qenë i duhuri dhe ai po tundohet nga… Real Madrid.

Marca raporton se De Ligt e sheh me sy të mirë kalimin në “Santiago Bernabeu” dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i dhënë fund aventurës me Juventusin, ekip me të cilin numëron 26 ndeshje të zhvilluara dhe dy gola të shënuar.

“Los Blancos” e pëlqejnë mbrojtësin e talentuar dhe janë gati të nisin tratativat me Mino Raiolën, agjentin e tij. De Ligt shihet edhe si një investim për të ardhmen, pasi tërheqja e Sergio Ramos nuk është larg. /abcnews.al