Lulzim Berisha, shtëpia e të cilit u kontrollua pak ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit “VOL-VO 4” është shfaqur në Durrës. Sipas avokatit të tij, ai u paraqit këtë të mërkurë në Shërbimin e Provës, sipas masës që i ka dhënë gjykata e Durrësit në dhjetor 2016.
Lulzim Berisha, ish-i dënuari që ka fituar lirinë me kusht u paraqit këtë mërkurë në Shërbimin e Provës në Durrës.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Shërbimit të Provës dhe nga avokati i tij Detar Hysi.
Ai ka shkuar vetë sipas detyrimit që ka ndaj ligjit, pak ditë pasi policia i kontrolloi banesën në Durrës në kuadrin e megaoperacionit VOL-VO 4 për grupin e Shijakut, për dyshuar për prodhim dhe trafik droge.
Lulzim Berisha dhe asnjë nga familja e tij nuk ndodheshin në shtëpi gjatë kontrollit, por, asgjë e jashtëligjshme nuk u gjet në të.
Për këtë shtetas, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë nuk ka caktuar as masë sigurimi “arrest me burg”’, as “kërkim policor” dhe as nuk ka ndonjë vendim për kontroll banese.
Megjithatë, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe nuk ka gjetur asgjë”, tha një ditë më parë në media avokati i tij Detar Hysi. /abcnews.al