Luigi Soreca ka mbërritur në selinë blu ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.
Në fokus të këtij takimi mësohet se do të jetë reforma zgjedhore. Ky takim zhvillohet edhe ne kohën kur mazhoranca ka thënë se brenda këtij viti do të përmbyllë draftin e saj për reformën zgjedhore e cila duhet të dakordësohet me të gjithë palët.
Po ashtu Soreca dhe Basha pritet të diskutojë edhe për debatin e lindur për mënyrën se si janë zgjedhur dhe si po reformohen institucionet e drejtësisë.
Gjithsesi për reformën në drejtësi edhe kreu i PD Basha, ka theksuar se qëndrime publike ku të anatemohen përfaqësues të istitucioneve në drejtësi nuk do të gjeni, edhe vetë ndërkombëtarët kanë qenë të kujdeshsëm në qëndrimet e tyre publike, ndryshe nga Presidenti Meta, i cili deklaroi se do të bëjë padi penale për kreun e KED Ardian Dvorani./abcnews.al