Abissnet Superiore do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 24-të të saj.
Në programin e ditës së sotme janë 3 duele të luftuara të cilat luhen për europën dhe mbijetesën.
Interesante do të jetë ndeshja mes Egnatias dhe Teutës, përballe mbijetesë qe do të luhet në “Arena Egnatia”, ora 13:45.
Po në të njëjtën orë do të luhet edhe Kastrioti-Laçi. Laçianët do të kërkojnë fitoren që iu mungon prej dy ndeshjesh, ndërsa krutanët do të synojnë një tjetër fitore që do i ndihmonte në fund në llogaritë e mbijetesës.
Ndërkohë në orën 16:45 e gjithë vëmendja do të kalojë te një tjetër sfidë interesante dhe e luftuar për vendin e 3-të. Kukësi-Vllaznia do të masin forcat mes tyre, teksa ndajnë edhe të njëjtën kuotë pikësh në renditje nga 38 pikë.
Takimet e ditës së sotme:
13:45
Egnatia – Teuta
Kastrioti – Laçi
16:45
Kukësi – Vllaznia. /f.a/abcnews.al