Kukësi nuk ndalet, pasi ka marrë fitoren e katërt radhazi. Skuadra e Shpëtim Duros është hakmarrë me Vllazninë, që e mundi me rezultatin e ngushtë 1-2. Verilindorët me këtë triumf ruajnë vendin e parë dhe numërojnë tre pikë më shumë se Bylisi, i ngjitur në vendin e dytë. Ballshiotët ia dolën të dominonim me Laccin, që e mposhtën në fund falë një goli të mbrojtësit Jurgen Goxha.
Për t’u rikthyer te ndeshja në Shkodër, që u zhbllokua shumë shpejt nga Eduart Rroca. Mesfushori, me portën e boshatisur, ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësin Dajan Shehi, gjeti rrugën e rrjetës. Fraksioni i parë i lojë su mbyll 0-1, ndërkohë që e dyta nisi me një gol të Shkurtaj. RRoca shërbeu për sulmuesin, i cili nuk gaboi para portës. Krymi për Vllazninë ngushtoi shifrat më vonë, por Kukësi gjithsesi iu gëzua fitores dhe pikëve të plota.
Luftëtari mban gjallë shpresat për mbijetesën. Gjirokastritë mposhtën Skënderbeun, që vijon me luhatjet në rezultate. Bluzinjtë i janë falur të riut Gresild Lika, i cili realizoi dy herë në portën e korccarëve dhe tashmë diferenca mes këtyre dy ekipeve ka shkuar në nëntë pikë. Sigurisht që për Luftëtarin situata mbetet e vështirë, por këto tre pikë ishin të domosdoshme për të mbetur në garë. /abcnews.al