Lufta/ Paralajmëron Guterres: Lindja e Mesme është në një udhëkryq kritik

schedule11:30 - 30 Prill, 2025

schedule 11:30 - 30 Prill, 2025

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se Lindja e Mesme ndodhet në një udhëkryq kritik.

“Premtimi i një zgjidhjeje me dy shtete rrezikon të zhduket plotësisht. Vullneti politik për të arritur këtë qëllim duket më larg se kurrë”, tha ai në një debat në Këshillin e Sigurimit.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të shkojnë përtej deklaratave dhe të përcaktojnë masa specifike për të gjetur zgjidhjen me dy shtete.

Guterres tha se ishte thellësisht i shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Gaza, ku gati 2 000 palestinezë janë vrarë që nga prishja e armëpushimit në mars.

Po  ashtu ai dënoi bllokadën e ndihmës për brezin bregdetar, e cila ka shtyrë më shumë se dy milionë njerëz në një emergjencë humanitare që ai e quajti “përtej imagjinatës”.

“Jam i alarmuar nga deklaratat e zyrtarëve izraelitë që sugjerojnë se ndihma po përdoret si levë për të fituar avantazh ushtarak. Ndihma nuk është një mjet negociues. Nuk është e negociueshme”, theksoi më tej Guterres.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!