Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë/ Borrell: Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë

schedule09:39 - 15 Mars, 2024

schedule 09:39 - 15 Mars, 2024

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell paralajmëroi të enjten se muajt  e ardhshmë mund të jenë vendimtar për luftën në Ukrainë, duke u kërkuar aleatëve perëndimorë të nxitojnë për të rritur ndihmën për Kievin gjatë një vizite në Uashington.

“Muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë,” këmbënguli ai, duke theksuar se shumë analistë presin një sulm rus në verë dhe Ukraina nuk mund të presë për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme amerikane.

“Çdo gjë që duhet bërë duhet të bëhet shpejt”, tha ai.

Në Uashington, Borrell u takua me shefin e politikës së jashtme të SHBA, Anthony Blinken.

Nëse presidenti rus Vladimir Putin “fiton këtë luftë, pushton Ukrainën, vendos një regjim kukull në Kiev, siç e shohim në Bjellorusi, ai nuk do të ndalet me kaq,” paralajmëroi ai.

“E gjithë kjo do të ketë pasoja të mëdha për SHBA-në dhe sistemet e aleancës të ndërtuara rreth SHBA-së dhe Europës,” këmbënguli ai.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së u takua gjithashtu me Don Bacon, një ligjvënës republikan.

Administrata e presidentit demokrat Joe Biden ka kërkuar që nga viti i kaluar që Kongresi të miratojë një paketë financimi prej 60 miliardë dollarësh për të vazhduar ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, por çështja mbetet e bllokuar në Kongres.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!