Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Lindjen e Mesme, Neziri: Irani kërkon t’i japë materialet bërthamore Kinës

schedule21:58 - 28 Maj, 2026

schedule 21:58 - 28 Maj, 2026

Koloneli Sami Neziri, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, u shpreh se negociatat mes palëve po zhvillohen në kuadër të një diplomacie transnacionale “merr-jep”, duke theksuar se afati 60-ditor do t’u japë kohën e nevojshme sidomos autoriteteve iraniane për të reflektuar mbi një marrëveshje të mundshme.

Sipas tij, aktualisht asnjëra palë nuk duket se ka vullnet për rikthimin e konfliktit, ndërsa Irani synon të arrijë një marrëveshje që mund ta paraqesë si fitore politike dhe diplomatike.

Neziri theksoi se një nga pikat më të ndjeshme mbetet çështja e materialit bërthamor iranian, për të cilin Teherani synon t’ia transferojë Kinës. Ai nënvizoi se kjo ide konsiderohet e papranueshme nga SHBA-ja dhe vendet perëndimore, për shkak të mungesës së garancive për rikthimin apo kontrollin e tij.



Sipas kolonelit, Kina mbetet një aktor që vepron prapaskenë, me interesa të forta ekonomike në rajon, çka mund ta shtyjë Pekinin të pranojë përfshirjen në programin bërthamor iranian. Në fund, ai vlerësoi se Irani po kërkon të dalë “faqebardhë” nga ky proces dhe ta shesë marrëveshjen si një sukses për opinionin e brendshëm dhe aleatët e tij.

“Në gjithë këto negociata është diplomaci transnacionale, merr-jep. Natyrisht 60 ditë, do i japë kohën e mjaftueshme të dyja palëve, kryesisht Iranit. Duket që të dyja palët nuk kanë vullnet që ta rifillojnë konfliktin.

Kryesorja është që Irani kërkon të arrijë një marrëveshje ta shesë si fitore. Irani synon që atë materialin bërthamor t’ia japë Kinës. Kjo është e papranueshme edhe nga SHBA dhe vendet e tjera, sepse nuk ka garanci për kthimin. Kina është një aktor që qëndron prapaskenë, ka interesa ekonomike në rajon.

Natyrisht që do ta pranonte edhe programin bërthamor. Natyrisht që Irani do të dilet faqebardhë nga kjo dhe do e shiste si një fitore”, tha Neziri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!