Të paktën 16 gazetarë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kur Izraeli filloi një goditje ndaj enklavës palestineze pas sulmeve nga militantët e Hamasit.
Sindikata e Gazetarëve Palestinez (PJS), me seli në Bregun Perëndimor të pushtuar, publikoi të enjten numrin, duke theksuar se dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Gjatë së njëjtës periudhë, sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë marrë jetën e të paktën 3,785 personave, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet lokale.


