Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Iran/ Rama: Ofensiva e SHBA e drejtë, për të ndaluar një herë e mirë Iranin të prodhojë bombë atomike

schedule09:53 - 8 Mars, 2026

schedule 09:53 - 8 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se situata e përshkallëzuar e sigurisë në rajon ka prekur edhe Shqipërinë në aspektin politik dhe njerëzor.

Në podcast-in e tij të përjavshëm “Flasim”, Rama u ndal te tensionet e fundit dhe ofensiva e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara në aleancë me Izraelin kundër Iranit, ndërsa nënvizoi se prioriteti kryesor i institucioneve shqiptare mbetet siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në vendet e rajonit.

Kryeministri bëri të ditur se përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase për të monitoruar situatën dhe për të ofruar asistencë, ndërsa sfida kryesore në këtë moment mbetet menaxhimi i fluturimeve.



“Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe ku me krenari jemi një nga vendet e pakta që kemi një miqësi të fortë, njëkohësisht me Izraelin dhe me vendet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Kuvajtin, Bahrenin, të cilat kanë qenë në rrezen e agresionit të killerave të Teheranit. Situata mbetet e ndërlikuar, vështirë të parashihet fundi i një ofensive të nisur me plotë të drejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aleancë të ngushtë me Izraelin për të ndaluar njëherë e mirë mundësinë që regjimi obskurantist i Republikës khomeiniste të Iranit të prodhojë bombën atomike.

Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë.

Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqinë në shenjë të fortë solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-s”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!