“Lufta ndaj Covid 19”, Kim bisedë me Manastirliun: E rëndësishme për të gjithë që të vazhdojmë të rrinë në shtëpi!

schedule16:56 - 6 Prill, 2020

schedule 16:56 - 6 Prill, 2020

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e COVID 19 në vendin tonë këtë të hënë ka zhvilluar një telefonatë me ministren e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu.

Kim përmes një postimi në rrjetin social Twitter ajo shkruan se ka falënderuar ministren Manastirliu dhe punonjësit e shëndetësisë shqiptare.

Gjithashtu ajo ka bërë thirrje edhe një herë që në këto momente është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Fola me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu (me video) dhe e falenderova dhe punonjësit e shëndetësisë shqiptare që po vazhdojnë luftën ndaj Covid-19. Është e rëndësishme për të gjithë që të vazhdojmë të rrinë në shtëpi!”/abcnews.al