Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lufta me Covid-19, 48 orët kritike për Trump

schedule19:04 - 3 Tetor, 2020

schedule 19:04 - 3 Tetor, 2020

48 orët e ardhshme do të jenë kritike për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili ndodhet i shtruar në spital prej mbrëmjes së djeshme si pasojë e infektimit me Covid-19.

Mediat ndërkombëtare, bazuar te një burim, shkruajnë se parametrat jetësore të “Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishin shumë shqetësuese dhe 48 orët e ardhshme do të jenë kritike“.

Këto vlerësime bien në kundërshtim me njoftimet e mjekut të Shtëpisë së Bardhë Sean Coney i cili deklaroi pak më parë se Trump nuk po merr oksigjen, “ka qenë pa ethe dhe është shumë mirë“.”Presidenti po bën shumë mirë” tha Dr. Sean Conley.



Conley u shpreh optimist se presidenti nuk do të ketë nevojë të oksigjenohet në të ardhmen. Ai gjithashtu tha që rrahjet e zemrës së presidentit dhe presioni i gjakut janë brenda kufijve normalë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!