Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta kundër krimit të organizuar bashkon 12 shtete

schedule13:16 - 2 Tetor, 2018

schedule 13:16 - 2 Tetor, 2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka marrë pjesë një Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore. Ministri Xhafaj ka renditur sfidat për policinë duke nënvizuar se jo në pak raste uniformat blu të shtetit vihen në qendër të akuzave, duke qenë në influencën e grupeve kriminale.

Bashkëpunimi kundër krimit të organizuar ka bërë bashkë shefat e policisë kriminale të 12 shteteve evropiane.
Në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore, që zhvillohet në Tiranë, numri një i ministrisë së brendshme ka risjellë në vëmendje sulmet që i bëhen policisë së shtetit nga ata që u preken interesat.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm: “Për fat të keq, natyra delikate e këtyre sfidave dhe interesat që preken nga forca reaguese e Policisë ndaj tyre, shkaktojnë shpesh herë sulme frontale ndaj Policisë, akuza, përbaltje dhe goditje të llojeve të ndryshme jo rrallë edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale, ndaj ekipeve drejtuese dhe operacionale qe veprojnë në fushën e rendit dhe sigurisë”.

Megjithatë ministri i garanton shefat e policisë kriminale të 12 shteteve evropiane se kolegët e tyre në Shqipëri mbeten shumë të fokusuar në orientimin strategjik dhe operacional për një luftë sa më efikase kundër grupeve dhe interesave kriminale. Një ndër sfidat që rendit është përballja emigrantët në kufi.

“Ndërkohë që ne, politikanët, diskutojmë për zgjidhje rreth tyre apo për të fituar popullaritet në elektorat, përgjegjësia e vërtetë bie mbi ju! Jeni ju Policia, linja e parë, me të cilët emigrantët përballen në kufi, e bashkë me to dhe kontrabandistët, krimin e organizuar trafikantët dhe terroristët potencialë”.

Policia kriminale është zemra e çdo policie deklaroi ministri i Brendshëm dhe kjo ka angazhuar qeverinë që të investojë në forcimin e kapaciteteve e njerëzore të hetimit dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të dyshuar që kryejnë vepra penale-tha ai.

“Qeveria, po shqyrton gjithashtu mundësinë e trajtimit financiar shtesë për këto strukturë që janë në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar”.

Konventa e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore e kryesuar nga Shqipëria do të zgjasë tre ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!