Analisti sportiv Ermal Tahiri, u shpreh se nuk ka vend për diskutim për zgjedhjen se cili lojtarë është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi. Ai theksoi se përgjigjja e kësaj pyetjeje, kërkon analizë të thelluar, të peshuar dhe nuk është aq e kollajtë.
Sipas tij, Messi dhe Ronaldo janë dy yje, të cilët shfaqen në mënyra të ndryshme dhe nuk mund të gjykohen thjesht nga një ndeshje e luajtur.
Në ndeshjen hapesë Argjentina e Lionel Messit triumfoi ndaj Algjerisë në shifrat 3:0 dhe “Pleshti” ishte autori i vetëm, që vulosi suksesin e ekipit. Kjo madhështi nuk u pa te Portugalia e CR7, e cila nuk shkoi më shumë se një barazim me Repubklikën Demokratike të Kongos.
“Ronaldo nuk luan dot qendërsulmues, sepse nuk mund të lëviz dot me kurriz. Ai do të ketë hapësira. Nesër Ronaldo mund të na shënojë tre gola dhe Messi mund të mos shënojë asnjë gol. Këto janë dy yje, që sot i sheh në një mënyrë dhe nesër i shikon krejt ndryshe”, tha ai.
Gazetari Fatmir Mneri, theksoi në “Futboll, Jo soccer” se në paraqitjen jo të mirë të Cristiano Ronaldos në ndeshjen e parë të Portugalisë në Botëror, mund të ketë ndikuar edhe ana psikologjike.
“Te Ronaldo ndikon shumë nga ana psikologjike. Jemi dëshmitarë se si pritet Messi dhe si pritet Ronaldo. Ajo është toka amerikane, e cila njihet si “toka” e Messit. “, tha ai.



